E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo mund te beje nje rikthim te bujshem tek elsi

Fillimisht ishte raportuar nga “Sunday Times”, ndërsa tani i erdhi radha tabloidit kryesor britanik, “The Sun”. Zhoze Murinjo mund të jetë rrugës duke u kthyer tek Çelsi, ndërsa ka pasur kontakte me pronarin Roman Abramoviç. “Roman, ti je pronari dhe unë do të jem shefi, - mësohet të jetë shprehur “Mou”, - eja të punojmë së bashku për të arritur rezultate”.
Nuk dihet qëndrimi i Realit të Madridit, ndërsa presidenti Florentino Perez është i dyzuar, pasi edhe i pëlqejnë rezultatet e portugezit, edhe nuk i pëlqejnë problemet që ai krijon disa herë me mediat dhe tifozët.
Sipas tabloidit britanik, Murinjo gjithashtu nuk ka ndërmend të largohet nga Madridi pa fituar titullin kampion, ndërsa është në rrugë të mbarë për ta bërë këtë gjë. “Nuk do të iki që këtej duke qenë “Special One”, - mësohet të jetë shprehur ai, - por duke qenë i Vetmi”. Kjo, pasi asnjë trajner në futboll deri më sot nuk ka arritur të fitojë edhe titullin në Angli, edhe në Itali, edhe në Spanjë, por edhe në Portugali.
Ndërkaq, vjen një lajm tjetër që mund të bjerë si bombë tek Milani, veçse është pikërisht “tgcom” që e bën me dije. Është portali dhe televizioni që i takon Berluskonit që lajmëron se Zllatan Ibrahimoviç po mendon që të shkojë tek Murinjo, për t’u ndjerë si dikur.
Nuk jepet asnjë hollësi, asnjë qëndrim zyrtar, por theksohet se agjenti i Ibrës, Mimo Raiola, po punon për t’i siguruar një kontratë të shkëlqyer lojtarit të tij, ndërsa ende pritet që të diskutohet një kontratë e re me Milanin. “Tgcom” thekson se Ibrahimoviç mund të shkojë pas Murinjos, tek Reali apo diku tjetër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›