Manaj: Çështja e të humburve me përmasa politike
Prishtinë - Kjo çështje me dimensione edhe regjionale mbetet edhe më tej shqetësim i të gjithë neve, qytetarëve të Kosovës dhe më gjerë dhe kontributet e të gjithëve, janë të nevojshme të koordinohen deri në zbardhjen e fatit të të gjithë personave të pagjetur. Kështu ka deklaruar Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramë Manaj i cili mori pjesë në takimin e prezantimit të përgjithshëm të EULEX-it për operacionet për personat e pagjetur. Sipas tij, “Qeveria e Republikës së Kosovës duke e ndier si çështje edhe komplekse me përmasa politike po ndërton kapacitete të reja administrative duke i dhënë impute të reja çështjes dhe të njëjtën kohë në bashkëveprim të plot me të gjithë akterët e involvuar po harton Ligjin për Personat e Pagjetur-Zhdukur”.
Ai vlerësoi lartë përkushtimin dhe kontributet e deritanishme të Misionit Ndërkombëtar që është në Kosovë e në veçanti Komisionin Ndërkombëtar për Persona të zhdukur (ICMP), Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) , Zyra për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore e në veçanti me asociacionet e familjeve e familjet e të pagjeturve.
“Një fakt nuk mund të kontestohet, adresa e kërkimit të përgjigjes së kërkuar është e qartë, por kjo dëshmon që edhe për çështjet më humane e emocionale po vërtetohet jo gatishmëria e marrjes së përgjegjësive shtetërore nga shteti agresor.
Në Kosovë edhe sot, institucionet janë shprehur të gatshme për kultivimin edhe të dialogut regjional që pasqyron zgjidhjen edhe të çështjes së të pagjeturve si një ndër vrragët më të dhembshme nga të cilat lëngojnë shumë familje, lëngon Kosova”, tha ai.