Qeveria: Më shumë angazhim për administratën publike
Prishtinë - Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Rregulloren e Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë, që do të funksionojë si organ mbështetës i Këshillit të Sigurisë. Kjo rregullore do të funksionalizojë punën e këtij sekretariati, ndërsa struktura organizative e Sekretariatit do të vendoset nga sekretari dhe do t’i nënshtrohet aprovimit nga Këshilli i Sigurisë së Kosovës.
Është aprovuar Projektligji për Themelimin e Departamentit të Mjekësisë Ligjore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Ky departament do të themelohet si një organ publik, kompetent dhe përgjegjës për të siguruar ekspertizë mjekoligjore, hetime mbi vdekjen, ekshumimin e mbetjeve mortore dhe kthimin e mbetjeve mortore të personave të pagjetur si pasojë nga lufta në Kosovë. Në kuadër të këtij departamenti do të shkrihet Instituti i Mjekësisë Ligjore i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Zyra për Persona të Pagjetur dhe Mjekësi Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë.
Me qëllim të funksionalizimit të zbatimit të Ligjit për Tregtinë me Naftë dhe Derivate të Naftës në Kosovë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka prezantuar Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e këtij ligji. Ndryshimet në këtë Ligj janë përshtatur me rrethanat në Kosovë dhe do të përmirësojë zbatimin e tij në praktikë.
Ministri i Forcës së Sigurisë ka njoftuar kabinetin qeveritar me zhvillimin e procesit për funksionalizimin FSK-së. Ministri Mujota ka shprehur falënderimit për mbështetjen e plotë të këtij procesi nga NATO. Në fillim të rekrutimit të pjesëtarëve të FSK-së, nga pjesëtarët e TMK-së, janë rekrutuar rreth 1400 pjesëtarë. Bordi seleksionues dhe vet Ministria e Forcës së Sigurisë do të vazhdojnë të mbikëqyrin procesin e selektimit të pjesëtarëve për të evituar dhe korrigjuar lëshimet eventuale në këtë proces.
Qeveria ka vendosur që të ndajë 100 mijë euro për të ndihmuar rindërtimin e shtëpive në Lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicën veriore, si dhe ka ndarë 20 mijë euro për të mbështetur renovimin e shtëpisë së familjes së dëshmorit Hasan Ramadani në Shajkovc të Podujevës.