E Diel, 1 Nëntor 2026

Pajtohet Thaçi dhe Ahmeti, kandidat i përbashkët

Tiranë - Pas tre vitesh ëhstë arritur më në fund një konsesnsus midis dy liderëve shqiptarë në Maqedoni.Menduh Thaçi I PDSH-së dhe Ali Ahmeti i BDI-së i kanë shtrirë dorën njëri tjetrit duke u pajtuar për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet presidenciale të 22 marsit. Thaçi dhe Ahmeti u takouna mbrëmë pas ftesës së këtij të fundit. Tema kryesore e këtij takimi kanë qenë zgjedhjet presidenciale dhe vendore të 22 marsit dhe zhvillimet e fundit politike, sidomos pas debateve që kanë të bëjnë me kandidaturat presidenciale.

"Ishte një takim jashtëzakonisht i dobishëm, folëm për shumë çështje me theks të veçantë zgjedhjet lokale dhe ato presidenciale. Nga ky takim duam të japim porosi se duam që procesi zgjedhorë të jetë I ndershëm zgjedhjet të jenë të rregullta të pranueshme për të gjithë ato që do të garojnë dhe rezultatet e garës fer do të jenë të pranueshme për ne që të gjithë. Kjo që ne kemi biseduar bashkë me zotin Thaçi duhet të reflektoj edhe në bazat të cilat ne i përfaqësojmë. I urova zotit Thaçi sukses në zgjedhje dhe të kemi rezultate të pritshme dhe mbi të gjitha të ndershme", deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaç, tha se përgjegjësia për zgjedhjet do ti takojë të dyja partive por më teper BDI-së, si pjesë e Qeverisë.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi ka qenë i shkurtër në deklarimin e tij për mediat, duke shtuar se “kur isha unë në pushtet Ahmeti nuk pranoi të takohet me mua, ndërsa tani unë në mënyrë korrekte pranova të takohem”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›