E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qypi nderon Turkun, Qytetar Nderi në fshat

Titulli

Ardian Turku, një ndër figurat më të spikatura të kulturës e politikës në Elbasan, si dhe nënkryetar i Parlamentit shqiptar, nderohet me titullin “Qytetar Nderi” në një nga komunat e largëta të zonës së Dumresë. Komuna e Fierzës, rreth 40 kilometra larg qytezës së Belshit, ka dhënë titullin për nënkryetarin e Parlamentit shqiptar me motivacionin “për kontribut të çmuar në zhvillimin e kësaj zone”. Gjatë ceremonisë së organizuar me rastin e dorëzimit të këtij titulli kanë marrë pjesë banorë të zonës së Dumresë dhe të zonave përreth saj. Kreu i komunës Fierzë, Bedri Qypi, gjatë fjalës përshëndetëse në këtë ceremoni, vlerësoi kontributin e ish-kryebashkiakut dhe ish-kryetarin e këshillit të qarkut, nënkryetarin aktual të Parlamentit shqiptar, në zhvillimin e kësaj zone gjatë kohës që ai ishte kryetar i Këshillit të Qarkut të Elbasanit, por edhe si deputet i PD-së. Kontributi i Turkut, sipas Qypit, konsiston në zhvillimin e kësaj komune si në infrastrukturë, arsim dhe në shëndetësi, dhe për këtë mbështetje që i është bërë këtij komuniteti të gjithë këshilltarët, pa përjashtim të bindjeve politike, votuan për dhënien e titullit. Ofiqi i fundit është i pari që jep komuna e kësaj zone të thatë, ndërsa Turku ka premtuar se do të lidhë me rrugë automobilistike Fierzën me Lushnjën, që nuk janë më tepër se 10 kilometra larg. Ndërsa në këtë ceremoni merrnin pjesë të gjithë të emëruarit dhe të zgjedhurit vendorë të PD-së kreu i kësaj të fundit nuk ishte ftuar, sikurse ka ndodhur në jo pak raste të tjera.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›