E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndërtuan objekte pa leje, arrestohet 39-vjeçari, procedohet një tjetër

Një 39-vjeçar nga Kukësi është arrestuar nga policia pasi kishte ndërtuar pa leje një objekt për qëllime biznesi, ndërsa ka nisur procedimi në gjendje të lirë për A.Sh, i cili ndërtoi në fshatin Shtiqen një objekt pa lejen e organeve kompetente.

“U arrestua në flagrancë shtetasi M. A., 39 vjeç, banues në Kukës, pasi rezultoi se kishte ndërtuar një objekt për qëllime biznesi, pa lejen e organeve kompetente; u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., banues në fshatin Shtiqen, pasi u konstatua se kishte ndërtuar në këtë fshat, një objekt pa lejen e organeve kompetente”, njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›