E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançesteri, fitore pas 5 vjetësh në Liverpul

Mançester Junajtid ka triumfuar 2-1 në “ferrin” e “Anfield Road”, në një ndeshje që vendoste përballë dy skuadrat më të mëdha të Anglisë. Ndaj Liverpulit, ekipi i Sër Aleks Ferguson nuk fitonte që prej vitit 2007 në transfertë, por sot  ka arritur të dalë me 3 pikë. Një moment vendimtar i takimit, ka qenë minuta e 39-të, kur mesfushori i të kuqve Xhonxho Shelvi, ndërhyri në mënyrë brutale ndaj Majkëll Kerrik, duke marrë kartonin e kuq. 

Në startin e pjesës së dytë, Xherard realizoi një supergol, duke i dhënë avantazhin Liverpulit, por Mançesteri barazoi shumë shpejt me anë të Rafael da Silvës, që realizoi gjithashtu një gol të mrekullueshëm. 10 minuta para fundit, një ndërhyrje e gabuar ndaj Valencias, solli një penallti për Junajtid, të cilën e shndërroi në gol Robin Van Persi. Ndërkohë, superndeshja tjetër, mes Mançester Sitit e Arsenalit, përfundoi në barazim 1-1. Golit të Leskot në fundin e pjesës së parë, iu përgjigj Koshielni në fundin e të dytës. Fitore e rëndësishme edhe për Totenhemin, që ka përmbysur disavantazhin e pjesës së parë ndaj QPR-së. Bobi Zamora realizoi në minutën e 33-të, ndërsa autogoli i Forlin dhe goli i Defo, bënë që Spërsat të merrin 3 pikët. Fitore dhe për Njukasëllin, që mundi 1-0 Noruiç.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›