E Diel, 1 Nëntor 2026

Bjellorusi, opozita dënon zgjedhjet e falsifikuara legjislative

MINSK- Bjellorusia njoftoi dje në mbrëmje një pjesëmarrje prej 73 për qind në zgjedhjet legjislative, që do të fitohen nga kampi i presidentit, Aleksandre Lukashenko, në pushtet që prej 18 vjetësh, ndërkohë që opozita i ka denoncuar këto zgjedhje si ''të falsifikuara''. 

Komisioni qendror zgjedhor theksoi se 109 nga 110 vende në Parlament ishin plotësuar në përfundim të numërimit të votave duke cituar emrat pa bërë të ditur nëse bëhej fjalë për deputetë proLukashenko. 

Por, e pyetur gjatë një konference shtypi në Minsk nga një gazetar nëse opozita kishte marrë vende në asamblenë e re, presidentja e Komisionit, Lidia Yermochina u përgjigj se ''është pak e mundur. Asnjë rajon nuk ka dërguar informacion lidhur me këtë çështje''.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›