E Diel, 1 Nëntor 2026

Nëse nuk rinovon Eto‘o, gati sulmi për Torres

Gazeta katalanase "Sport", gjithnjë e më
pranë problemeve të klubit të Barcelonës,
publikoi dje një artikull në lidhje me
të ardhmen e sulmit blaugran. Thelbi i
shkrimit i referohet kamerunasit Samuel
Eto‘o dhe rinovimit të kontratës së tij, e
cila skadon në vitin 2010. Në një intervistë
në gazetën "La Vanguardia", lojtari deklaroi
se nuk dëshiron të flasë për rinovimin deri
në verë. Por drejtuesit dëshirojnë të programojnë
të ardhmen dhe dëshirojnë të
dinë kushtet e sulmuesit, për zgjatjen e
kontratës. Tksiki Begiristain e Pep Guardiola
do të takohen gjatë këtyre ditëve për
të folur për të ardhmen. Emri i cili diskutohet
për të zëvendësuar kamerunasin është
ai i Fernando Torres, aktualisht te Liverpuli.
Një bisedë fillestare, sipas "Sport",
është regjistruar mes drejtuesve "blaugrana"
dhe menaxherit të sulmuesit në shpalljen
e "FIFA World Player", në të cilën sulmuesi
i "Reds" u rendit i treti. Për momentin,
po bëhet vetëm një sondazh për të
vlerësuar mundësitë e transferimit, por në
të ardhmen mund të bëhet diçka më
shumë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›