Interi, "Snai" mbyll bastet për titullin
Bastet janë mbyllur, të paktën për sa i përket "Snai"-t. Murinjo i kërkon 15 pikë skuadrës së tij për të mbyllur të gjitha llogaritë, por shoqëria italiane e basteve nuk ka më dyshime mbi faktin se zikaltrit do të çojnë në shtëpi titullin e 17 në historinë e tyre. Vendimtar ka rezultuar barazimi i Juventus me Kievon. Bardhezinjtë tashmë janë në kuotën e 9 pikëve larg vendit të parë, ndërsa Milani në -14.