Mançester Junajtid, pa Runin. Ferguson mendon për Makedën
Ferguson, trajneri i Mançester Junajtid, do të duhet të bëjë pa Uejn Runi për ndeshjen e sotme ndaj Bajernit të Mynihut në Champions League. Trajneri skocez përgënjeshtron lajmet për mundësinë e rikthimit të numrit 10: “Uejn ka bërë mjaft progres, por nuk do ta rrezikojmë një lojtar që ka probleme me ligamentet. Stafi mjekësor i klubit ka bërë një punë të madhe, por nuk mendoj se mund të ulet në pankinë”. Ai që mund të bënte diferencë, duket se do të mungojë. Sikurse “spiunëve” të “Mirror Sport” e kanë kapur të martën në një seancë stërvitore, e cila do të duhej të qëndronte sekrete dhe në të cilën sulmuesi i Mançester Junajtid ka dhënë sinjale bindëse të një rikuperimi nga dëmtimi në kavilje, aq sa kanë qenë të shumtë ata që kanë hedhur hipotezën për një impenjim të mundshëm të tij në supersfidën e sotme kundër Bajernit të Mynihut. Por duhet theksuar se Runi nuk ka marrë pjesë në stërvitjen taktike të skuadrës, por thjesht ka provuar që të vrapojë. Por fjalët e Fergusonit në konferencën për shtyp i kanë vënë vulën kësaj historie, duke zhgënjyer të gjithë tifozët e “Djajve të Kuq”. Trajneri i Anglisë, Fabio Kapelo, i cili i trembej një rikthimi të sforcuar dhe të ngutshëm të sulmuesit të tij më të mirë, duket se është lehtësuar disi. Në vendin e Runit, Sër Aleks duket se do të aktivizojë që nga minuta e parë një talent të ri, ish-lojtarin e Lacios, Federiko Macheda: “është një talent fantastik”. Ndërsa Van Gal rikuperon Roben dhe Van Bujten.
#