Hakmarrja franceze, Lion është favorit, Bordoja shpreson ende
Sot do të jetë koha e hakmarrjes, e gjitha franceze, mes Bordosë dhe Lionit, pas rezultatit 3-1 për Olimpikun në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions. Bordo vjen nga tri humbje radhazi (një gjë që nuk kishte ndodhur kurrë gjatë drejtimit të skuadrës nga Laurent Blank) në tre kompeticione të ndryshme: Kupa e Ligës franceze, ku u mund nga Marseja, Ligue 1 kundërshtoi përballë Nansit dhe natyrisht në Champions League, në “Stade de Gerland” ndaj Lionit një javë më parë. Skuadra e Blank mund të rikuperojë mbrojtësin Planus, ndërsa është përjashtuar aktivizimi i Fernando Menegazo, i cili vuan nga një dëmtim në fytyrë. Ashtu si Bordo, edhe Lioni është në luftën për titullin në kampionatin francez, i përfshirë në një konkurrencë të ashpër me Okserr, Montpelie, Bordo, Marseja e Lilë. Skuadra e Puel vjen nga një përmbysje e bukur pas ndeshjes me Rene, por prezantohet në stadiumin “Chaban-Delmas” pa dy të skualifikuarit e rëndësishëm: Lisandro Lopez e Govou. U shtohet të padisponueshmëve edhe Bodmer, Anderson, Makoun e Klerk. Kuotat e basteve për kualifikimin e Bordosë ndaj Lionit janë të larta. “1”-shi luhet në 1.95, barazimi me 3,45 dhe 3,60 suksesi i Lionit. Pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë, skuadra e Blank ka nevojë për një fitore 2-0 për të kaluar në gjysmëfinale, një rezultat i saktë, që luhet në kuotën 8,00, ndërsa kuota e kualifikimit neto është në avantazh të Lionit. Olimpiku luhet në shifrat 1,23, ndërsa kualifikimi i Bordosë, me të paktën një rezultat 2-0, luhet me 3,75.
#