E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Siti, 150 milionë euro për Ronaldon

Bosët e Mançester Sitit janë duke përgatitur fushatën e tyre për vitin e ardhshëm, që në klub të sjellin superyllin e Real Madridit, portugezin Kristiano Ronaldon.
Mediat britanike raportojnë se skuadra e “qytetit” do të ofrojë rreth 150 milionë euro për portugezin, i cili në kontratën me “Los Blankos”, ka shumën 1 miliard euro.
Nëse ish-anëtari i Mançester Junajtedit do të transferohet te skuadra e “qytetit” do të fitojë 200 milionë euro në javë. Në rast se do të realizohet ky transferim, atëherë ky kalim do të ishte më i shtrenjti në historinë e futbollit botëror.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›