Britani, grupi shqiptar nën vëzhgim nga policia, video tepër të dhunshme
LONDËR- Mediat britanike “Daily Mail” dhe “The Sun” kanë botuar me shqetësim elemente të një videoje muzikore të shqiptarëve në Britani, pikërisht grupit OTR. Anëtarët e këtij grupi shfaqen me armë automatike, të cilat madje qëllojnë me to në këtë video. Kjo ka bërë që policia të vendosë në listën e personave të vëzhguar anëtarët e këtij grupi , ndërsa videoja e fundit muzikore e tyre është hequr nga interneti për shkak të dhunimit të termave të botimit. Ky grup ka botuar më parë video edhe në Youtube, me imazhe tejet ekstreme, armë, tatuazhe , kërcënime e gjakderdhje. Ky grup nuk i ndan nga krahu armët në videot dhe fotot e veta dhe kjo tekë adoleshente shoqërohet në sfond me flamurin shqiptar kuq e zi që përfaqson një komb të tërë paqedashës. Banda muzikore e emigrantëve shqiptarë në britani , tashmë është në listën e personave të vëzhguar nga policia. Megjithatë policia ka thënë se nuk ka ndonjë rrezik real për momentin pasi armët nuk duken të vërteta, madje ka mundësi që edhe fotot të mos jenë bërë në Britaninë e Madhe. Shefi i policisë së zonës ka thënë se ata kanë dijeni për grupin OTR. Që në vitin 2006 ky grup është në listën e të vëzhguerave. Imazhet e videove të tyre shihen me dyshim në një kohë kur në të gjithë botën po merren masa ekstreme të sigurisë nga frika e terrorizmit. (e.n/News24/BalkanWeb)