E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkendija Barrikelo-Shumaker Braziliani ankohet Ai gaboi

Formula 1 Ne kthese me hoqi 5 sekonda nuk me la te kaloja

Rikthehen shkendijat ne piste e Rubens Barrikelo e Mikael Shumaker. Ne perfundim te provave zyrtare ne Korene e Jugut piloti i Uilliams i cili u rendit i 10-i ka paraqitur nje ankese zyrtare kunder gjermanit te Mercedes GP dhe ish-shokut te Ferrarit sepse eshte penguar ne fazen finale te provave zyrtare. Dolem nga bokset ne te njejten kohe shpjegoi Barrikelo i lashe 5 sekonda por ne kthese mi hoqi 5 nuk me la te kaloja dhe ndaj u ankova akuzon braziliani. Nuk dua ti kthehemi te kaluares. Ai me kerkoi falje por duhet te jape shembull dhe te kete respekt per te tjeret. Edhe per ata qe jane me te avashte. Ne lidhje me ate qe ndodhi ne piste eshte i ndryshem mendimi i Shumakerit Me vjen keq per te tha gjermani por eshte ai qe beri nje gabim. Ne Hungari kete vere Shumaker kishte penguar rrezikshem Barrikelon ne momentin e parakalimit. Atehere lindi nje polemike mes te dyve ne vecanti per manovren e rrezikshme te pilotit te Mercedesit. Polemika u mbyll me kerkesen per falje te Shumakerit ndaj brazilianit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›