E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fetel shkruan historine ne Kore Veber e Alonso pas tij

Pole position I riu gjerman eshte favorit per fitimin e gares se sotme

Sebastian Fetel regjistroi pole position e nente te tij gjate ketij sezoni nderkohe Mark Veber u kualifikua ne Cmimin e Madh te Korese se Jugut. Fetel e mbylli xhiron prej 5.621 km ne cirkuitin e Yeongamit ne kohen 135585. I riu gjerman ishte vetem 0.074 sekonda me i shpejte si kryesuesi aktual i Boterorit Mark Veber. Ishte nje rezultat shume i ngushte tha Fetel. Kjo eshte hera e dyte rresht qe Fetel dhe Veber nisen nga pozicionet 1-2. Fetel fitoi ne Japonise duke e reduktuar distancen ne 14 pike ndaj Veberit dy jave me pare. Isha shume afer me Sebastianin jam i dyti ne nisje cka eshte nje pozicion shume me i mire se vendet e tjera ne linjen e nisjes por do te ishte me e kendshme te isha ne pole tha Veber. Alonso i cili gjithashtu eshte 14 pike larg Veberit u pozicionua i treti. Hemilton me MekLaren dhe Rozberg me Mercedes jane gjithashtu ne Top-5. Felipe Masa i Ferrarit u kualifikua i gjashti i ndjekur nga kampioni ne fuqi i botes Baten. Ne Top 10 jane edhe Kubika Shumaker e Barrikelo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›