Mançesteri fiton sfidën "epike" ndaj Liverpulit
TIRANE- Mançester Junajtid ka triumfuar 2-1 ndaj Liverpulit në sfidën epike të kampionatit anglez, ku përballeshin dy skuadrat me më shumë tituj në histori. Këtë herë ka qenë koreani Ji Sun Park "ekzekutuesi" i skuadrës së Benitez, falë golit të fitores të shënuar gjysmë ore para përfundimit. Ndeshja e djeshme ka nisur menjëherë me gola. I pari ishte Fernando Torres që realizoi pas vetëm 5 minutash. Por, 7 minuta më pas u kundërpërgjigj i zakonshmi Uejn Runi.
Kryegolshënuesi i Premier Ligës humbi penalltinë, por topi i kthyer nga Reina i shkoi sërish në këmbë dhe ai shënoi golin e 26-të sezonal në kampionat. Më pas, ritmet e ndeshjes kanë qenë më të kontrolluara, megjithatë kjo deri në minutën e 15-të të pjesës së dytë. Uejn Runi hap topin për Fleçer, që gjen në zonë koreanin Park. Ky i fundit shënon me një zhytje me kokë, duke mos i lënë asnjë mundësi Reinës. Ndërkohë, fitorja e Mançesterit u bë më e vlefshme për gabimit të radhës të bërë nga çelsi. Skuadra e Ançelotit barazoi 1-1 në transfertë me Blekbërnin, duke përfunduar në vend të tretë, ndonëse me një ndeshje më pak. Didier Drogba realizoi pas vetëm 6 minutash lojë dhe ndeshja u mendua e lehtë për blutë e Londrës, por 20 minuta para përfundimit, Diuf barazoi për Blekbërnin. çelsi u ngjit në kuotën e 65 pikëve, 4 më pak se Mançesteri i vendit të parë dhe 2 pikë larg Arsenalit.
Në takimin tjetër të luajtur dje, Mançester Siti fitoi 2-1 në transfertë ndaj Fulhamit. Roke Santa Kruz e Karlos Tevez shënuan në pjesën e parë për skuadrën e Mançinit, ndërkohë që Deni Mërfi shkurtoi me penallti çerek ore para përfundimit.
(Altin Latifi/GSH/BalkanWeb)