E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevrasja e 20 vjecares, se s'donte te martohej

ELBASAN- Refuzimi për martesë, ky është motivi, sipas policisë, që ka nxitur 20 vjecaren Alma Karaj të vetëflijohej duke rënë nga kati i 12-të i një pallati në qytetin e Elbasanit.

Dje në mesditë, e reja, lindur dhe banuese në fshatin Gracen, 4 km larg nga qyteti i Elbasanit, së bashku me të fejuarin e saj Hekuran Ali Hasa 25 vjeç, kanë qenë duke pirë lafe kafe në barë-kafe ‘Divino’, në katin e 12-të, pranë kinema “Milenium” në qendër të qytetit të Elbasanit. Së bashku me dy të rinjtë në tavolinë ka qenë dhe një kushëri i 25-vjeçarit.

Sipas dëshmive pak orë më parë, dy të rinjtë në shoqërinë edhe të familjarëve kanë qenë së bashku duke shëtitur dhe në bulevardin e qytetit. Mësohet se palët kanë ndërmjetësuar për ribashkimin e dy të rinjve, pas ftohjes në pragndarje që kishte ndodhur po në qytetin e Elbasanit Ditën e Verës, më 14 mars të këtij viti. Kur është menduar se diçka është arritur, familjarët kanë vazhduar vetë, duke i lënë dy të rinjtë të pinin kafen së bashku e të sheshonin mosmarrëveshjet.
Pas ngjarjes është bërë shoqërimi i të fejuarit, si dhe janë marrë dëshmitë e më shumë se 15 personave”, - konfirmojnë burimet zyrtare të policisë së Elbasanit.
Burime të policisë shtojnë se nga hetimet e para rezulton që akti i vetëflijimit të 20-vjeçares lidhet me ftohjen e marrëdhënieve dyvjeçare mes të fejuarve. “25-vjeçari Hasa, gjatë pyetjeve të para ka deklaruar se në momentin e ngritjes nga tavolina, viktima Alma Karaj ka thënë se do të shkonte në tualet. Po hetojmë rreth bisedës së plotë mes tyre si dhe shkaqet që e detyruan të renë në vetëflijim”, - shtojnë burimet e rezervuara pranë grupit hetimor të cilat i referohet “Gazeta Shqiptare”. Trupi i 20-vjeçares është dërguar në morgun e spitalit, ku do i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›