Rama pret delegacionin e PE, Kukan: Keqardhje që ende nuk ka zgjidhje
TIRANE- Pas takimit në selinë rozë mes kreut socialist Edi Rama dhe delegacionit të Parlamentit Europian të kryesuar nga Presidenti i Komisionit për Ballkanin, zoti Eduard Kukan, PS zbardh detaje të bisedimeve.
Përmes një deklarate për mediat mësohet se gjatë këtij takimi eurodeputetët shprëhën shqetësim që ende nuk është gjetur zgjidhja e krizës politike në vendin tonë.
"Pas hyrjes së opozitës në parlament shpresa për gjetjen e një zgjidhje u shtua, ndërkohë që sot me keqardhje vëmë re se zgjidhja e shumëpritur ende nuk është gjetur" u shpreh Kukan.
Nga ana e tij kryesocialisti Rama theksoi se mazhoranca ju përgjigj me forcën e kartonave kërkesës së opozitës për transparencë dhe hetim të plotë e të detajuar të zgjedhjeve. Sipas kryesocialistit nismat e opozitës u shndërruan në një farsë , që nuk mund të sigurojë atë që socialistët kërkojnë me vendosmëri, garanci për zgjidhje të lira e me standarde.
Rama i kërkoi përfaqësuesve të Parlamentit Europian mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimit europian të Shqipërisë, të cilin kreu socialist e cilësoi si ëndrrën europiane të shqiptarëve.
Delgacioni i PE mbërriti sot në Tiranë për të parë nga afër sesi i ka plotësuar Shqipëria kushtet e kërkuara për liberalizimin e vizave. Vizita e parë e delegacionit është zhvilluar në godinën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ku janë prezantuar arritjet e bëra në këtë proces përsa i përket sigurisë së kufijve dhe pajisjes me pasaporta bimetrike të qytetarëve.
Në përbërje të delegacionit janë eurodeputetët Jelko Kacin, Simon Busuttil nga Malta, hollandezja Marije Cornalissen si dhe raportuesja e Parlamentit per liberalizimin e vizave Tanja Fajon. Vizita konsiderohet private për Parlamentin Europian edhe pse me ftesë zyrtare të autoriteteve shqiptare.
Eurodeputetët do te takojnë ditën e nesërme kreun e shtetit Bamir Topi, Kryeministrin Berisha, ministrin e Jashtëm, Ilir Meta, ministrin e Punëve të Brendshme Lulzim Basha si dhe do të vizitojnë zyrat kryesore përgjegjëse për përmbushjen e kritereve të kërkuara nga BE.
(e.n/BalkanWeb)