Napoli bllokon Milanin, Interi mbetet në krye
MILANO- Milani ka dështuar në tentativën për të parakaluar Interin në renditje, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 kundër Napolit në “San Siro”. Kuqezinjtë kanë ngecur përballë një skuadre të mirëvendosur në fushë dhe që për hir të së vërtetës ka luajtur më mirë në harkun e 90 minutave. Në fund, barazimi ka qenë rezultati më i drejtë edhe pse të gjithë prisnin që skuadra e Leonardos të merrte kreun. Trajneri brazilian ka hedhur në fushë një formacion shumë sulmues, duke treguar që në fillim se do të synonte fitoren. Inzagi e Pato kanë përbërë dyshen e sulmit, të ndihmuar nga Ronaldinjo. Ndeshja nisi me një Napoli superior dhe pas vetëm 13 minutash, Kampanjaro arrin të realizojë. Laveci bëri gjithçka mirë, por mbyllet nga Odo e Tiago Silva dhe topi i shkon Kampanjaros që shënon me portë bosh. Më pas, vjen telashi i radhës për skuadrën e Leonardos. Pato lë fushën e lojës për një problem muskular dhe në vend të tij futet Mansini. Minuta e 26-të sjell barazimin, me Ronaldinjon që jep një pasim mjaft të bukur për Inzagin, i cili nuk fal dhe shënon. Por, goli nuk e demoralizon Napolin, që është gjithnjë më i rrezikshëm. Gjithsesi, deri në fund të pjesës së parë, pasi 45 minutëshi i dytë ka më shumë ekuilibër. Leonardo provoi gjithçka për gjithçka në fund, duke hedhur në fushë edhe Huntelar, por sërish goli i fitores nuk erdhi. Edhe pas kësaj jave, Interi mbetet një pikë para në tabelën e renditjes. Në fund të kësaj jave, ajo që ka dalë më e fituar ka qenë Roma, që e sheh veten vetëm 4 pikë larg kreut që mbahet nga zikaltërit.
Leonardo
Në përfundim të takimit të djeshëm, Leonardo ka qenë i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, ndonëse në vend të barazimit do të kishte preferuar fitoren. “Unë besoj te Zoti dhe te puna ime, nuk hyj në gjërat që nuk i di, - e nisi ai konferencën, duke shigjetuar Interin pas akuzave të javëve të fundit. – Sot humbëm një rast të mirë për të marrë kreun, por gjithashtu ishim të aftë të tregonim lojën tonë. Ndryshimi i shpejtë i Patos na ç’bilancoi, por në pjesën e dytë skuadra luajti mirë dhe nuk kam asnjë keqardhje, përveç rezultatit. Ky kampionat është anormal për një seri situatash. Interi ka shumë vjet që fiton dhe ka një skuadër të ndërtuar për të fituar, ndërsa Milani është rikthyer të luftojë për titull falë karakterit dhe krenarisë”, shtoi ai. Përpos kësaj, braziliani ka qenë i vetëdijshëm se humbi një mundësi mjaft të mirë. Ndërkohë, në lidhje me dëmtimin e Patos, ai u shpreh i habitur. “Nuk e di se çfarë ndodhi në të vërtetë, - deklaroi Leonardo. – Mendoj se bëhet fjalë për të njëjtën këmbë ku është dëmtuar edhe herën e fundit”.
SERIA A
Fiore-Xhenoa 3-0
Roma-Udineze 4-2
Palermo-Inter 1-1
Milan-Napoli 1-1
Atalanta-Livorno 3-0
Bari-Parma 1-1
Kaljari-Lacio 0-2
Kievo-Katania 1-1
Siena-Bolonja 1-0
Sampdoria-Juve
RENDITJA
Inter 60
Milan 59
Roma 56
Palermo 47
Juventus 45
Sampdoria 44
Xhenoa 42
Napoli 42
Fiorentina 41
Kaljari 39
Bari 39
Parma 38
Kievo 36
Bolonja 35
Katania 32
Udineze 31
Lacio 29
Siena 25
Atalanta 25
Livorno 24
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)