E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançesteri Junaited fiton bindshëm (video)

Mançester Junaited vazhdon të ruajë diferencën prej tre pikësh me Liverpulin edhe pas javës së 34-t në Premier Ligë. Skuadra e drejtuar nga Sir Aleks Ferguson arriti të fitonte në fushën e modestëve të Midellsbrout me rezultatin e pastër 2-0.

Golat për kampionët në fuqi dhe kryesuesit e kampionatit anglez u shënuan nga Gigs në minutën e 25-të, dhe Park në të 51-n. Me këtë fitore Mançesteri ngjitet në kuotën e 80 pikëve, 3 më shumë se Liverpuli, megjithëse ka një ndeshje më pak. Ndërsa, Midellsbrou lundron në fundin e Premier Ligës, duke u pozicionuar i parafundit me 31 pikë.

Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video golat e këtij takimi, ndërkohë që rezultatet dhe renditjen e Premier Ligës mund t’i gjeni në logon e këtij kampionati në faqen kryesore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›