Tuttosport: Juve gati të lërë Xhanluixhi Bufonin
Torino - Klubi i Juventusit mund të lejojë largimin e portierit Xhanluixhi Bufon në rast se vjen një ofertë prej 30 milionë eurosh. Këtë fakt e bën të ditur gazeta torineze “Tuttoport”, e cila i referohet burimeve të brendshme të “Zonjës së Vjetër”.
Drejtuesit e klubit shohin portierin e Udinezes, Samir Handanoviç, si zëvendësuesin e portierit më të mirë të të gjitha kohërave. Për gardianin e katërkëndëshit të Udinezes është interesuar më parë edhe skuadra e Milanit, e cila duket se ka hequr dorë nga kjo pistë.
Sidoqoftë, i çuditshëm duket vendimi i Juventusit, i cili refuzoi një ofertë prej 50 milionë eurosh nga Mançester Siti në merkaton e janarit. Ndërkohë që tani duket i gatshëm për ta lëshuar Bufonin për 20 milionë më pak.