E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari dekonspiron Ibren: Ka zgjedhur Realin

Milano - Nuk mjaftojnë vetëm gjestet ndaj tifozëve, sepse Zllatan Ibrahimoviç krijon zhurme te mëtejme për veten dhe lëvizjet e merkatos verore. Para disa ditësh ai i deklaroi medias franceze “Canal +” se “mund ta fitojë Ligën e Kampioneve, por që ka shumë gjasa ta bëjë këtë me ndonjë ekip tjetër”.

Sikur te mos mjaftonte kjo, është mësuar se mesfushori krijues i ekipit te Malmos, shqiptari Labinot Harbuzi, mik i ngushte i Ibrahimoviçit, ka deklaruar se në verë ai do të transferohet tek ekipi i Realit të Madridit. Lajmin e ka përcjellë me shume bujë media suedeze dhe ajo spanjolle.

“Paratë për të siguruar shërbimin e boshnjakut të natyralizuar në suedez nuk do të jenë aspak problem”, shprehen pothuajse të sigurte në Madrid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›