E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani konfirmon Ançelotin në stolin e Milanit

Milano - Adriano Galiani konfirmon trajnerin Karlo Ançeloti në krye të Milanit edhe për sezonin e ardhshëm. Administratori i deleguar i klubit milanez në anën tjetër nuk e mohon simpatinë për teknikun Luçiano Spaleti, duke e konsideruar atë si një nga më të mirët për atë çfarë ka bërë tek Roma.

“E konfirmoj publikisht që Spaleti është një trajner që më pëlqen shumë, -deklaron Galiani. -Por, Karlo Ançeloti do të qëndrojë në krye të Milanit, dhe për këtë nuk ka asnjë lloj problemi. Spaleti më pëlqen pasi ka arritur të bëjë një skuadër të mirë”

Lidhur me kampionatin dhe rivalët e Interit, Galiani thekson se kampionët kanë ecuri konstante, gjë që i mungon Milanit të tij.

“Interi ka vazhdimësi, por ne luajmë më mirë. Nëse Milani ka fituar në Evropë, këtë e ka arritur falë lojës së bukur. Neve nuk na mungon bukuria, por vazhdimësia”, deklaron Adriano Galiani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›