E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lionel Mesi: Çelsin e pret fati i Realit të Madridit

Barcelonë - Skuadrën e Çelsit e pret fati i Realit të Madridit në ndeshjen e kthimit për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Këtë e deklaron futbollisti më i mirë i Barcelonës, Lionel Mesi.

“Nëse luajmë ashtu siç bëmë me Realin, padyshim që edhe Çelsi do të ketë fatin e tyre në gjysmëfinale. Ne arritëm një fitore kundër rivalëve historikë të Realit që na mbush plot besim”, deklaron Leo Mesi.

Deklarata e argjentinasit vjen menjëherë pas fitores historike 6-2 në stadiumin “Santiago Bernabeu” të Madridit. Barcelona do të luajë këtë mesjavë ndeshjen e kthimit me londinezët, e cila do të përcaktojë njëren finaliste. Ndeshja e parë në Barcelonë përfundoi në barazim të bardhë 0-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›