E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançesteri thyen 1-0 Arsenalin

 

Mançester Junajtid ka arritur të marrë një rezultat pozitiv ë fushën e vetë, kur priste rivalët e Arsenalit. Djemtë e trajnerit Aleks Ferguson treguan qartë supremacinë e tyre në krahasim me kundërshtarin, duke e kërkuar golin gjatë gjithë kohës dhe duke I detyruar "topçinjtë" të luajnë në gjysmëfushën e tyre për pjesën më të madhe të ndeshjes. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 17-të të lojës. Ishte mesfushori Kerrik, ai që futi një top në brendësi të zonës dhe mbrojtësi Xhon O'Shi gjuajti mjaft saktë në portën e mbrojtur nga Almunia, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij. Një gol që e rriti akoma më shumë motivimin e "djajve", por që në fakt mbeti dhe i vetmi i takimit. Arsenali u mundua të mbrohet gjatë gjithë kohës dhe në disa herë I ka shpëtuar fati nga goli i dytë. Ndërkohë që u munduan të gjejnë rrugën e rrjetës me anë të aksioneve kundërsulmuese, ata nuk ishin aspak efektiv dhe kanë gjuajtur vetëm një herë në kuadratin e portës së Van der Sarit. Një ndeshje e karakterizuar nga dominimi i vendësve, të cilët edhe pse fituan minimalisht, treguan se janë të aftë të kualifikohen pa shumë vështirësi në finalen e Ligës së Kampioneve. Mançester Junajtid është I gatshëm të mbrojë kurorën evropiane, pasi e fitoi atë vitin e kaluarm duke mundur Çelsin në finale me anë të gjuajtjeve të 11-metërshave. "Topçinjtë" e trajnerit Arsen Venger nuk ishin në ditën e tyre më të mirë dhe ra në sy loja jo shumë produktive e futbollistëve si Fabregas apo Teo Ualkot, prej të cilëve mendohej se do të bënin diferencën në fushën e lojës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›