E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirë se vjen Shqipëri!

Financial Times 

Ndërsa Bashkimi Evropian është i prekur nga kriza ekonomike, argumentet kushtetuese dhe shqetësimet rreth marrëdhënieve me Rusinë, do të ishte e lehtë për udhëheqësit e tij që të dilnin nga oferta formale e anëtarësimit
në BE për Shqipërinë e vogël. E thjeshtë, por gabim. Zgjerimi në lindje i BE-së është ndër sukseset e saj më të
mëdha; ajo duhet të përqafojë shtetet e brishta të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë. Lëvizja e Tiranës
vjen vetëm pak ditë pasi shtetet e BE-së pranuan një aplikim të hyrjes nga Mali i Zi fqinj. Shqipëria mund të duhet të presë disa muaj për viston, ndërsa Brukseli me mjaft të drejtë do të dëshirojë që të shohë si do të shkojnë zgjedhjet parlamentare në qershor, nëse do të bëhen në përputhje me standardet e BE-së. Por veç incidenteve të dy vendet duhet të fillojnë shpejt biznesin e vështirë të negociatave shumë-vjeçare të anëtarësimit. E gjithë kjo është e mirëpritur: Brukseli duhet të vazhdojë lëvizjen e zgjerimit në një kohë kur përballet me pengesa serioze. Turqia dhe Kroacia, të dy vendet tani në bisedimet e anëtarësimit, janë ndeshur me vështirësi. Për Turqinë, ka një mungesë themelore të vullnetit politik në BE që ka pasuar me heqjen e iluzioneve në Ankara. Për Kroacinë, problemi kryesor është një mosmarrëveshje e vogël për kufirin me Slloveninë, mbi të cilin Lubjana po bllokon përparimin e Zagrebit. Të katër territoret e mbetura të Ballkanit Perëndimor: Serbia, Bosnja, Kosova dhe Maqedonia, të gjitha përballen me sfida para se të fillojnë bisedimet e anëtarësimit. Serbia duhet të kapë Ratko Mlladiç, gjenerali serbo-boshnjak i kërkuar për gjenocid gjatë luftës; Bosnja duhet të tregojë mirëkuptim më të madh ndërmjet bashkësive të ndara etnike; Maqedonia duhet të zgjidhë kontestin e emrit me Greqinë, dhe Kosova duhet të fitojë më shumë njohje të pavarësisë së saj. Të gjithë aspiruesit për anëtarë, jo më pak Shqipëria, duhet të bëjnë më shumë për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Nuk do të jetë e lehtë, por do të ishte edhe më shumë e vështirë pa perspektivën e anëtarësimit në BE. Ndërkohë, BE-ja duhet të “sistemojë shtëpinë e saj”. Traktati i Lisbonës duhet të fitojë miratim në përsëritjen e referendumit irlandez këtë vit. Përndryshe, nuk do të ketë hapësirë ligjore për anëtarësime të reja, me përjashtim të Kroacisë. BE-ja gjithashtu duhet të gjenerojë më shumë mbështetje publike për zgjerimin e Ballkanit. Ai duhet të paraqitet si një përmbledhje modeste e zgjerimit të 2004-‘07, pasi sjell brenda shtete tashmë të rrethuara nga anëtarët e BE-së. Është sipërmarrje e vështirë në një krize ekonomike. Por kjo nuk duhet të jetë e pamundur. Ballkani Perëndimor ka që prej luftërave jugosllave që qëndron kryesisht në përgjegjësinë e BE-së. Përgatitja për pranimin e rajonit është e vetmja mënyrë racionale e saj për të përfunduar punën mbi sigurimin e paqes dhe prosperitet në këtë rajon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›