Vrasja e policëve në Durrës, Berisha: Shkak, korrupsioni
Ishte pikerisht korrupsioni ne shkallet e policise shkaku i tragjedise se Durresit, ku 4 police mbeten te vrare gjate perplasjes me Dritan Dajtit. Kjo ka qene deklarata e kryeministrit Berisha gjate analizes vjetore te policise se shtetit ku garantoi te gjitha permiresimet e nevojshme ligjore kunder ketij fenomeni.
"Korrupsioni eshte nje kancer i cili sherben si shtrat i te gjitha te
keqiave te tjera, eshte korrupsioni ai qe sherbeu si kondite me kryesore
per vrasjen barbare te kater oficereve te policise ne ngjarjen e
Durresit. Ishte inspektori i policise ai qe i jepte mbulese terroristit
Dritan Dajti, duke u bere bashkefajtor apo dhe po aq e me shume kriminel
se sa ai", deklaroi Berisha.
Kryeministri ka kerkuar ulje te kriminalitetit nepermjet punes se
policise se shtetit dhe shtoi se lufta kunder krimit eshte dhe mbetet
nje nga kriteret per heqjen e vizave, ndaj mbetet dhe i nje rendesie te
vecante.
"Pa kete kontribut Shqiperia nuk do te kishte vitin e kaluar rreth 3
milione turiste, pa kete kontribut Shqiperia nuk do te merrte pyetesorin
per statusin e kandidatit, pa kete kontribut Shqiperia nuk do
konsiderohej per heqjen e vizave, por presioni i krimit,
internacionalizimi i krimit, diversifikimi i tij kerkojne qe ne nje
dinamizem te madh te risni te gjitha potencialet tuaja ne luften kunder
tij dhe zbatimit te ligjit", tha Berisha.
Sipas drejtorit te pergjithshem te policise, Hysni Burgaj, jane
raportuar gjate 2009 nivele te kenaqshme sigurie, qe kane te bejne se
pari me uljen e vrasjeve, gjithsej 79 prej nje viti, 70 prej te cilave
te zbuluara.
Elona Gjylmi