E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester City shkatërron Interin

Roberto Mancini ka shkatërruar kampionin e botës dhe ish-klubin e tij Inter, pasi një Mario Balotelli fantastik së bashku me lojtarët e tjerë të Manchester Cityt bënë që Interi të pësonte humbjen e parë parasezonale.

City ishte më i mirë gjatë gjithë takimit, por goli i parë erdhi vetëm në fund të pjesës së parpë (45+1) kur Mario Balotelli realizoi për 1-0 me kokë.

Edin Dzeko me të filluar pjesa e dytë shënoi për 2-0, kurse verdiktin përfundimtar në minutën e fundit shtesë e vuri Adam Johnson që realizoi për 3-0.

Me këtë fitore Manchester City ka treguar dhëmbët para fillimit të sezonit të ri, kurse Interi nga Dublin Cup largohet i poshtëruar me shpresë se në superkupën e Italisë ndaj Milanit do të mund të rikthehet fuqishëm dhe me titull në Appiano Gentile, më 6 gusht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›