Basketboll Kombetarja gati per 4 ndeshjet e kampionatit europian

Koshi ka qenë si i mallkuar për lojtarët kuqezinj të basketbollit, të cilët kanë humbur të gjitha sfidat europiane deri tani. Skuadra përfaqësuese shqiptare po përgatitet për 4 ndeshjet e radhës në grupin B të divizionit B të Europianit, e ndërgjegjshme se ka humbur bindshëm 4 sfidat e para ndaj Bjellorusisë, Rumanisë, Azerbajxhanit dhe Suedisë.
Trajneri i ri i saj, Fatmir Cuka, i ardhur nga Amerika me shumë ambicie përpiqet të krijojë atmosferë të mirë, ndërsa punon në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, por njëkohësisht edhe të jetë i kujdesshëm.
Cuka ka qenë në basketbollin shqiptar në vitet 80-të, e më pas u largua jashtë vendit. Ai nuk ka shumë dëshirë të bëjë krahasim mes brezave, ndërsa beson në projektin e Federatës Shqiptare të Basketbollit.
Ditët e Partizanit të madh që sfidonte Oransodën dhe kalonte ture në Europë, apo edhe të kombëtares që ishte dinjitoze nëpër Europiane, duken larg, por ndoshta Cuka ka të drejtë dhe shpresa nuk ka pse të vdesë.