Kombetarja e futbollit pa bilanc te mire ndaj rivaleve te Boterorit 2014

Shpesh na bien në short ekipe që as para nuk na japin, dhe as për t’i mundur nuk i mundim dot. Kjo shprehje e sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së, Eduard Prodani, doli profetike menjëherë pas shortit të hedhur në Brazil për eleminatoret e kampionatit botëror të vitit 2014. Shqipëria ka rënë në një grup të vakët.
Norvegjia, Sllovenia, Zvicra, Qipro dhe Islanda janë skuadra me të cilat kemi luajtur dhe në përgjithësi nuk kemi dalë edhe aq mirë. Në 17 ndeshje gjithsej ndaj tyre, duke nisur nga eleminatoret e botërorit të vitit 1966, kemi fituar vetëm 2, barazuar 5 dhe humbur plot 10. Golaverazhi gjithsej me këta rivalë është negativ, por jo një katastrofe, me 17 gola të shënuar dhe 24 të pësuar. Sipas traditës sonë, është një golaverazh krejt i pranueshëm.
Dy fitoret e pakta që i mbajmë si pasuri e pamatë, janë ato arritur ndaj Qipros më 12 gusht të vitit 2009 me rezultatin 6-1, një rekord për Shqipërinë, si dhe ajo 1-0 ndaj Islandës më 26 maj 1991, ndeshje vendosur nga një gol i Eduard Abazit në pjesën e dytë.
Me Norvegjinë kemi një barazim 2-2 në Oslo dhe një humbje 1-2 në Tiranë, me një gol shënuar nga Tare. Me Zvicrën jemi në një barazim 1-1 në kryeqytetin tonë, më 12 tetor të vitit 2002, kur në stol kishim italianin Dosena si dhe 3 humbje. Dy prej tyre janë të hershme, në prill-maj të vitit 1965, 0-2 në Tiranë dhe 0-1 në Zvicër, ndërsa humbja e fundit ishte 2-3 në fushën e zviceranëve pas një ndeshjeje shumë të mirë të kuqezinjve më 11 qershor 2003.
Me Islandën janë vetëm dy ndeshje, të ndara thuajse baraz: humbje 0-2 në Rejkjavik më 1990 dhe fitorja 1-0 e përmendur pak më parë.
Numrin më të madh të ndeshjeve i kemi luajtur ndaj Sllovenisë, me 5 të tilla, ku na mungon fitorja, pasi kemi 2 barazime e 3 humbje. Disfata e fundit ishte në 9 shkurt të këtij viti, 1-2 në “Qemal Stafa”, por nëse lemë mënjanë dy takimet e humbura më 1999, janë shpresëdhënëse barazimet 0-0 arritur në Shkodër në mars 2007 dhe në Slloveni në tetor po të vitit 2007.
Edhe me Qipron kemi mjaft ndeshje, 4 të tilla. E fundit, u tha, ishte fitorja 6-1. Përpara saj kishim një barazim 0-0 në Shqipëri në gusht 2000 dhe dy humbje minimale në ishullin mesdhetar: 1-2 e 2-3.
Bilanci nuk është shumë i mirë, por mundësia për të bërë diçka në këto eleminatore ekziston, veçse jo pa pasur besim në vetvete.
Sa për anën financiare, ajo është për t’u harruar. Jo vetëm duhet hequr nga mendja shifra e 5.1 milionë eurove fituar nga e drejta televizive e eleminatoreve të fundit, por përllogaritjet janë për shumë e shumë më pak. Edhe 3 milionë do të ishin shumë, sepse besohet që mund të zbritet edhe deri në 1 milion euro gjithsej. Një mëkat i vërtetë.