E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komentet menjehere pas hedhjes se shortit te Boterorit 2014 ne Brazil

Tashmë goglat janë hedhur dhe gjithçka duket qartë, ndaj edhe mund të nisin të bëhen komentet. Janë trajnerët dhe përfaqësuesit e ekipeve kombëtare që mund ta bëjnë më mirë se të gjithë një gjë të tillë, ndërsa synojnë të arrijnë finalet e kampionatit botëror të vitit 2014 në Brazil. Trajneri i Francës, Blank, ai i Anglisë, Kapelo, menaxheri i Gjermanisë, Birhof, dhe trajneri i Brazilit, Menezes, japin opinionet e tyre, të kujdesshme, optimiste dhe origjinale.

“Do të jetë diçka shumë e bukur që do të luajmë ndaj një skuadre si Spanja. Por, po ashtu si edhe ndaj skuadrave të tjera, megjithë respektim që kemi për spanjollët, do të luajmë për fitore. Gjithsesi, ndeshjet janë ende larg dhe unë e përsëris se gjërat mund të ndryshojnë dhe Franca mund të përmirësohet, sepse Spanja është aktualisht më e mira në botë”.

“Nuk është e lehtë pasi ne nuk mund ta vlerësojmë pak Malin e Zi. Me Ukrainën luajtëm në eleminatoret e botërorit të Afrikës së Jugut. Polonia po përmirësohet pasi është një shtet që po organizon Europianin. Nuk di sesi do të jetë Moldova, ndërsa besoj se San Marino do jetë e lehtë”.

“Unë preferoj të luajmë në atmosferë të tillë dhe ndaj skuadrave të tilla sesa ndaj skuadrave më të vogla dhe të kemi vështirësi”

“Do të ketë vend për të gjithë. Të paktën, skuadrat që nuk luajnë poshtë standardeve normale do të kenë shans për të shkuar në Kupën e Botës. Roli i Brazilit është që të përgatitet dhe t’i presë ato me një ekip të fortë”.

Por nuk ka vetëm komente futbolli në Rio de Zhaneiro, pasi mjaft protestues kanë dalë kundër shpenzimeve të presidentit të Federatës Braziliane, Rikardo Teisheira.

“Rio de Zhaneiro ka kaluar shumë vështirësi financiare pas disa katastrofave vjet dhe asgjë nuk është bërë për këta njerëz. Tani këta po shpenzojnë 30 milionë të cilat mund të ishin përdorur për të ndërtuar 600 shtëpi popullore ose për shumë gjëra të tjera për të ndihmuar njerëzit, por këta po i shpenzojnë për asgjë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›