E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhenson Baton fiton mimin e Madh te Hungarise ne Formula 1

Çmimi i madh i Hungarisë ka qenë i gjithi nën shenjën e MekLarenit dhe u vendos nga rreshjet e shiut. Në Budapest, Xhenson Baton fitoi garën e 11-të të këtij kampionati, një garë të vendosur totalisht nga kushtet klimaterike. Pikërisht, rreshjet e shiut e detyruan, Hamiltonin të bënte një pit-stop më shumë, I cili i kishtoi fitoren në një garë ku britaniku qëndroi për një kohë të gjatë në krye. Sebastien Fetel dhe Fernando Alonso kompletuan podiumin, ndërsa Hamilton u rendit i katërti para Ueberit dhe Masës.

Pasi fitoi në mënyrë fatlume garën e Kanadasë, Baton konfirmohet si mbreti I shiut dhe feston në mënyrën më të mirë të mundshme garën e 200-të në karrierës. Pikërisht në këtë pistë, në vitin 2006, ai kishte fituar edhe garën e parë të karrierës. Një strategji perfekte i dha mundësinë anglezit të mposht bashkëatdhtarin dhe shokun e skuaderisë Hamilton. Por edhe një herë tjetër, pavarësisht se ishte makina më e shpejtë në pistë, MekLareni nuk arriti të marrë maksimumin. Në fillim për një rrutullim rreth vetes dhe pastaj për një parregullsi Hamilton humbi kreu dhe kjo I pengoi dy shigjetat e argjendta të zinin dy vendet e para.

Ndërkohë, lideri i kampionatit, Sebastien Fetel mund të konsiderohet si i kënaqur pasi vendi I dytë I jep mundësinë pilotit të Red Bullit të shkëputet në krye të renditjes së përgjithshme. Kur kanë mbetur shtatë gara nga fundit, gjermani ka 85 pikë më shumë se shoku I skuadrës Mark Ueber, 88 pikë më shumë se Hamiltoni dhe 89 më shumë se Alonso. Baton është I pesti në renditjen e përgjithshme plot 100 pikë larg vendit të parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›