E Martë, 3 Nëntor 2026

Manchester United-ADIDAS, 1 miliard euro deri në 2035

Manchester United ka njoftuar një vazhdim 10-vjeçar të partneritetit të tyre me Adidas, i cili, sipas klubit anglez, do të jetë me vlerë më shumë se 1 miliard euro të ardhura. Marrëveshja e United me markën gjermane të veshjeve sportive si furnizues zyrtar i veshjeve zgjat deri në vitin 2035 dhe ekipi thotë se, “ka një garanci minimale prej 900 milionë stërlina(1.04 miliardë euro), subjekt i disa rregullimeve”. Kjo do ta bënte atë kontratën më fitimprurëse në Premier League.

Marrëveshja për burimin kryesor të të ardhurave të klubit siguron stabilitet në një kohë kur është në shitje. Pronësia e United në SHBA po vlerëson ofertat nga bankieri i Katarit Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani dhe biznesmeni britanik Jim Ratcliffe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›