E Martë, 3 Nëntor 2026

Nryshojnë rregullat në Premier League

Premier League do të ngrejë perden e sezonit 2023/24 më 11 gusht, kur Burnley i sapo promovuar do të sfidojë Manchester City-n brenda mureve të ‘Turf Moor’. Një takim që do të inaugurojë edhe kursin e ri të Federatës Angleze të Futbollit, e cila në fakt ka miratuar një sërë ndryshimesh rregullatore gati për të revolucionarizuar turneun.

Koha efektive, si në Kupën e Botës – Revolucioni i parë i rëndësishëm në sezonin e ardhshëm të Premier League ka të bëjë me rikuperimet maksimale. Në fakt, fokusi do të jetë në kohën aktuale të lojës, siç është parë tashmë në edicionin e fundit të Kupës së Botës në Katar. Prandaj, gjyqtari i ndeshjes duhet t’i kushtojë vëmendje kohëzgjatjes së ndërprerjeve të lojës: nga zëvendësimet te festimet, nga dëmtimet deri te pushtimet e fushës. Çdo sekondë e humbur më pas do të rikuperohet.

Trajnerë në fokus. Për protestat… Dalja nga zona teknike e 20 trajnerëve të kampionatit (apo çdo anëtari tjetër të skuadrës në pankinë) do të ndëshkohet me karton të verdhë. Në rast se do të materializohet një agresion verbal dhe fizik ndaj gjyqtarëve dhe ndihmësve, trajneri do të ndëshkohet me të kuqe direkt. Grusht i fortë edhe për protestat: drejuesi i ndeshjes do të mund të ndëshkojë me karton të verdhë grupin e lojtarëve që i afrohen atij për të kundërshtuar një vendim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›