E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester United lider me 11 lojtarë të dëmtuar

Manchester United është lider në Premier Ligën në përfundim të këtij viti kalendarik dhe kjo pavarësisht faktit shumë të rëndësishëm se Djajtë e Kuq kanë plot 11 lojtarë të dëmtuar.

Në listën e të dëmtuarve janë Rio Ferdinand, Nemanja Vidic, Michael Owen, Anderson, Tom Cleverley, Fabio, Ashley Young, Darren Fletcher, Phil Jones, Chris Smalling dhe Johnny Evans.

Dhe, pavarësisht këtyre mungesave, shumica e të lartpërmendurve futbollistë të formacionit startues të Manchester United, ndërsa Djajtë kanë arritur që të ngjiten në pozitën e parë të Premier Ligës, pavarësisht faktit se rivalët i kanë ekipet në formë.

“Ne kemi humbur gjysmën e ekipit. Askush nuk e ka pritur që të kemi aq shumë probleme me dëmtime dhe sëmundje. Na pret një ferr i vërtetë në pjesën e dytë të sezonit”, theksoi Ferguson mbi gjendjen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›