Di Natale në Kombëtare

Antonio Di Natale shumë shpejt do të rikthehet në Kombëtaren italiane. Për këtë ka siguruar selektori Cesare Prandelli.
“Do ta ftojmë Di Natalen në ndeshje me SHBA-të. Ai do të luajë përkrah Balotellit”, konfirmoi ish trajneri i Fiorentinës, në prezantimin e fanellave të reja të ‘Azzurrëve’. Sa u përket futbollistëve tjerë, Prandelli thotë se Andrea Pirlo është ‘regjisori’ më i mirë i lojës në 10 vjetët e fundit dhe se do ta meritonte ‘Topin e Artë’.
Gianluigi Buffonin e konsideron ende si portierin më të mirë në botë, por e lavdëroi edhe portierin e dytë, Morgan De Sanctis. Lojtarin më të mirë ‘Azzurr’ të vitit 2011 e vlerëson Antonio Cassanon, ndërsa për Mario Balotellin thotë se pret të ndryshojë. Italia është kualifikuar në Euro 2012, ndërsa ka filluar të mendojë qysh tash për këtë eveniment, i cili do të mbahet në Ukrainë dhe Poloni.