Chelseas dorëzohet për titull

“Ndoshta Premierliga është punë e mbaruar për ne për momentin. Duhet t’i pranojmë gjërat ashtu siç janë. Duhet të jemi realë. Nuk mund të jetosh me shumë pritje, kur shkëputja është aq e madhe. Diferenca në mes nesh dhe kreut është e madhe. E patëm reduktuar atë deri në 7 pikë, por me Cityn dhe United që po vazhdojnë në këtë mënyrë, do të jetë e vështirë”, theksoi ish trajneri i Portos.
“Nuk mund të themi se është e pamundur, por ne duhet të fokusohemi në pozitën tonë për momentin dhe ta bëjmë një vlerësim real. Nëse do ta kishim një dhjetor të mirë, ndoshta punët do të ishin ndryshe. Do të jetë vështirë për na të fitojmë titullin”, përfundoi Villas Boas. Chelsea nuk diti ta shfrytëzojë barazimin e Manchester Cityt, të cilin e regjistroi të hënën.