Pato ankohet në Allegrin
“Ancelotti më fliste, më thoshte se çka duhet të bëj në fushë, kurse Allegri jo. Nëse më duhet të përmirësohet, është trajneri ai që duhet të më sugjerojë se çka duhet të bëj. Ai më jep shpjegime, por një trajner duhet t’u japë sugjerime lojtarëve të vetë, në mënyrë që të korrigjohen defektet. Kjo është mënyra e vetme për t’u përmirësuar”, thotë Pato, në një intervistë për Corriere dello Sport.
Numri 7 i Milanit po ashtu thekson se ka mbetur i habitur kur Allegri ia ka besuar shiritin e kapitenit Thiago Silvës, pasi që kishte pritur që atij do t’i takonte ky privilegj. Pato e mirëpret sulmuesin Carlos Tevez, i cili mund t’i bashkohet kampionit italian gjatë janarit. Kurse, sa u përket dëshirave për vitin 2012, sulmuesi brazilian shpreson që ta fitojë Scudetton, të arrijë deri në fund në Ligën e Kampionëve dhe të marrë pjesë në Olimpiadë me Kombëtaren braziliane.