E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester United në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Manchester United ka shënuar fitore prej 2-1 kundër Olympique de Marseille në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve dhe në këtë mënyrë vazhdon garën në fazat e mëtutjeshme të turneut më të madh të futbollit evropian për klube.

Takimi i parë i zhvilluar në Velodrome përfundoi pa gola, ashtu që me rezultat të përgjithshëm prej 2-1, Manchester Unitedi kualifikohet në çerekfinale.

Djajtë e Kuq shënuan që në fillim të ndeshjes (5’), kur Wayne Rooney pasoi te Javier "Chicharito" Hernandez, i cili e mposhti portierin Mandanda, dhe me epërsi 1-0 u mbyll pjesa e parë.

Ishte sërish Chicharito lojtari që dyfishoi epërsinë e vendasve (75’) pas asistimit të Ryan Giggs.

Ndërkohë një autogol i Wes Brown (82’), rihapi takimin, mirëpo mysafirët nuk arritën të bëjnë diçka më shumë deri në fund.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›