E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester United synon te bleje Sneijder

Manchester United është shumë pranë goditjes së madhe në merkaton e verës me emrin Wesley Sneijder. I kërkuar me ngulm nga anglezët e Alex Ferguson, mesfushori i kombëtares hollandeze duket se ka bërë valixhet gati për t’u larguar nga Interi. Sipas mediave britanike, klubi zikaltër ka pranuar ofertën prej 35 milionë euro të “Djajve të Kuq” dhe i ka lënë rrugë të lirë futbollistit për të nisur tratativat në lidhje me kontratën e tij të re.

Duke qëndruar në detajet e mediave angleze, Sneijder i është ofruar një kontratë 4-vjeçare nga e cila do të përfitojë rrethn 8 milionë euro në sezon. Nëse ky tranferim do të zyrtarizohej, atëherë Wesley Sneijder do të ishte goditja e madhe e premtuar nga Alex ferguson, ndërsa në të njëjtën kohë do të zbnehjte forcën e Interit në prag të sezonit të ri. Mesfushori hollandez ka qenë një nga lojtarët me të rëndësishëm të Interit në dy vitet e fundit, ndërsa largimi i tij do të krijonte problem në mesin e fushës.

Gjithsesi, kjo lëvizje e zikaltërve afron më shumë Carlos Tevez me skuadrën italiane. Sulmuesi argjentinas kërkohet prej muajsh nga Inter dhe largimi i Sneijder do t’i hapte rrugën tranferimit të tij në Seria A. Edhe ky operacion në merkato mund të ketë një kosto të lartë për skuadrën zikaltër, pasi për Tevez, Manchester City klërkon të fusë në tratativa edhe mbrojtësin Brazilian Maikon.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›