5 bullgare ne pranga. Falsifikonin karta bankomati

5 shtetas bullgarë, që kopjonin të dhënat e kartave të debitit dhe kreditit për prodhimin e kartave bankare të klonuara, janë prangosur nga policia e Tiranës. Të arrestuarit ishin gjurmuar nga policia prej disa muajsh dhe u vunë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Bankomati i rremë”. Në deklaratën e posacme për shtyp drejtoria e përgjithshme e policisë bëri me dije së të arrestuarit kanë kryer afro 100 transaksione nëpërmjet klonimit të kartave te disa bankomateve ne disa qytete si Tirane, Durres, Sarande dhe Vlore ndersa kishin mundur te perfitonin nje shume prej 150 mije euro.
Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e Policisë së Shtetit, Klejda Plangarica bëri të ditur emrat e të arrestuarve, të cilët janë: Dragomir Ivanov Bonev, 35 vjeç, Ivo Dimitrov Ivanov, 37 vjec, Pavel Vladimirov Milenov, 31 vjec, Nikolay Yordanov Tosonev, 33 vjec, dhe Aleksandar Kolev, 38 vjeç, të pestë lindur dhe banues në Sofie, Bullgari. Zëdhënësja theksoi se grupi kriminal, me anë të paisjeve speciale kopjonte të dhënat e kartave të kreditit dhe debitit, duke bërë të mundur më pas klonimin e kartave bankare për të grabitur kështu para nga klientët e bankave.Tre nga personat e arrestuar u kapën në flagrancë duke përgatitur pajisjet kompjuterike për klonim të kartave bankare, në një dhomë të një hoteli në qytetin e Durrësit, ndërkohë që dy të tjerët po largoheshin nga një Pikë e Kalimit Kufitar nga vendi ynë. Nga hetimet rezulton se ky grup ka mundur të kryejë një sërë sulmesh të suksesshme me karta bankare të falsifikuara në bankomate të bankave të nivelit të dytë në Tiranë në muajt maj-korrik 2011.Gjatë kësaj periudhe ata kanë kryer mbi 100 transaksione me vlerë rreth 150 000 euro.
Gjate operacionit krimi ektronik arriti të konfiskojë një shumë prej 1 mijë eurosh, mikrokamera dixhitale per klonimin e kodeve të kartave si dhe pajisje të tipit “Skimmer” që shërbejnë për klonimin e kartave të kreditit me logo të bankave në vend.
Jul Kasapi