E Diel, 1 Nëntor 2026

Benitez replikon me Conten: Nuk je vetëm ti favorit

Trajneri i Napolit, Rafael Benitez thotë se deklaratat e teknikut ë Juvenjtuisit Antonio Konte se Juvja është favorite për titull, nuk qëndrojnë dhe se në futboll jo gjithmonë fitojnë favoritët.

“Juventusi skuadra më e fortë? E thotë edhe Konte dhe unë jam dakord, por jo gjithmonë fitojnë favoritët. Skuadrat pretendente janë përforcuar ndjeshëm. Juventusi ka marrë Tevez dhe Llorente, Milani mbetet Milan, Fiorentina ka afruar Mario Gomez më pas vijmë ne dhe Roma.

Nuk duhet të nënvlerësojmë Interin, kampionati do të jetë shumë interesant, por është normale që Juvja të konsiderohet favorite. Për Benitez, rikthimi në Serinë A është një sfidë të cilën kërkon ta fitojë.

E respektoj eksperiencën time të parë në Itali me Interin. Italishtja ime është përmirësuar ndjeshëm. Ndryshimi i kampionatit dhe i skuadrës për mua është një motivim i madh./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›