Hiddink pensionohet në fund të sezonit

Guus Hiddink është lodhur nga drejtimi i skuadrave të futbollit dhe ka vendosur që në fund të sezonit të pensionohet. Trajneri holandez aktualisht është duke e udhëhequr ekipin rus Anzhi Makhachkala.
“Ndiej ende kënaqësi sa herë që futem në fushën e lojës, por gjithnjë e pyes veten: ende këtu? Nuk mendoj se nga sezoni i ardhshëm do të vazhdoj ta drejtoj ndonjë ekip”, deklaroi Hiddink për televizionin publik holandez.
Ai ka paralajmëruar se vetëm një kualifikim i mundshëm në Ligën e Kampionëve i Anzhit, mund t’ia ndërrojë mendjen. Ndërkohë, holandezi ka shtuar se në të ardhmen mund të bëhet zyrtar i ndonjë ekipi ose trajner i të rinjve.