E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneret milionere te futbollit

José Mourinho është trajneri i futbollit më i paguar në botë. Epiteti i tij është “Special one” dhe speciale është edhe rroga që portugezi përfiton. Sipas revistës së specializuar braziliane, “Pluri Consultoria”, askush tjetër nuk fiton sa drejtuesi i stolit të Realit të Madridit.

Mou paguhet 15.3 milionë euro në vit. Pas tij, renditet italiani Carlo Ancelotti, me 13.5 milionë euro në sezon te Paris Saint Germain.

Podiumi i 3 trajnerëve më të paguar të botës kompletohet nga një tjetër italian. Bëhet fjalë për Marcello Lippin, kampionin e ri të Kinës me Guangzhou Evergrande, që përfiton 10 milionë euro në vit.

“Pluri Consultoria”, ben te ditur se trajneri më me fat është Ancelotti, me 7.4 milionë euro, kundër 7.3 të Mourinho-s dhe 6.8 të Fabio Capellos, trajnerit të Kombëtares ruse.

Klasifikimi interesant vë në dukje faktin që nga 30 teknikët më të paguar, 22 prej tyre drejtojnë klube, ndërsa vetëm 8 ekipe përfaqësuese.

7 nga 30 trajneret me te paguar jane italianet, qe pasohen nga 5 brazilianë e 3 skocezë.
Ne Top 10 trajneret me te paguar eshte Ferguson me 9,4 milionë euro te Manchester United, Ëenger i Arsenalit me 9,3, Guus Hiddink te Anzhi me 8,3, Fabio Capello te Rusia (7,8), Tito Vilanova i Barcelonës me 7, dhe José Antonio Camacho i Kinës e Roberto Mancini te Manchester City me 5,9 milionë euro

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›