Pjesë e ndeshjes Thun - Basel 6 futbollistë shqiptarë

Prishtinë, 23 gusht - Sulmuesi kosovar Milaim Rama ia ka mohuar fitoren mesfushorit të ri Granit Xhaka (17), në ndeshjen e tij debutuese në Superligën e Zvicrës. Ish-reprezentuesi i Zvicrës, Rama, ka shënuar golin e vetëm për Thunin që barazoi 1:1 me kampionin në fuqi, Baselin. Ndeshja e javës së gjashtë të Superligës helvetike u zhvillua të shtunën mbrëma. Baseli në minutën e 81-të kaloi në epërsi 1:0, por kjo nuk mjaftoi që të kthehej me tri pikë. Rama arriti të barazonte shifrat në 1:1, në minutën e 85-të, vetëm dy minuta pas hyrjes në lojë.
"Kam shënuar me kokë, pas një rivënie nga këndi. Kam shënuar në kontaktin e parë me top. I jam gëzuar shumë këtij goli. Gjatë festimit të golit kam hequr fanellën dhe për këtë arsye u ndëshkova me karton të verdhë", ka thënë Milaim Rama të dielën për gazetën. Ky ishte goli i parë i Ramës këtë edicion. Ai ka luajtur në katër ndeshje, në të gjitha si zëvendësues. 34-vjeçari Rama është kthyer me Thunin në elitë pas dy vitesh të kaluara në kategorinë e dytë. Kjo skuadër ka startuar shumë mirë, duke mos pësuar asnjë humbje në gjashtë ndeshjet e para.
"I jam gëzuar shumë këtij goli pasi po mundohem të dëshmoj se e meritoj të luaj nga fillimi. Unë për aq minuta sa jam në fushë jap maksimumin. Të njëjtën gjë e bëj edhe në stërvitje. Pres që në ndeshjet e ardhshme të luaj më shumë, pse jo edhe nga fillimi", ka shtuar Rama.
Pjesë e kësaj ndeshjeje ishin plot gjashtë futbollistë shqiptarë. Te Thuni startues ishte mesfushori Muhamed Demiri që u zëvendësua në minutën e 64-t. Ndërsa, te Baseli startues ishin Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Beg Ferati, që luajtën 90 minuta. Taulant Xhaka qëndroi në stol. Baseli në këtë ndeshje ka pushuar disa futbollistë të përbërjes së parë pasi të martën luan në eliminatore të Ligës së Kampionëve.
"Ishte kënaqësi të shohësh aq shumë futbollistë shqiptarë në fushë. Në përgjithësi të gjithë lojtarët shqiptarë kanë pasur paraqitje të mirë. Pas ndeshjes jam përshëndetur me Shaqirin e Xhakën. I kam uruar për lojë të mirë dhe u kam dëshiruar suksese në Ligën e Kampionëve", ka shtuar Rama.
Vëllezërit Taulant e Granit Xhaka muajin e kaluar i janë bashkuar skuadrës së parë të Baselit, nga ajo juniore. Taulanti është ende në pritje të debutimit në ekipin e parë, ndërsa Graniti më herët kishte luajtur edhe në kualifikime për Ligën e Kampionëve. Ka shënuar një gol në dy paraqitje kundër Debrecenit. Granit Xhaka vitin e kaluar doli kampion i botës me Përfaqësuesen U-17 të Zvicrës. Mbrojtësi Ferati dhe mesfushori Shaqiri edicionin e kaluar kanë fituar titullin e kampionit dhe trofeun e Kupës së Zvicrës me Baselin. Shaqiri në fund u shpall lojtari më i mirë i ri i kampionatit zviceran.