Mancini: City tregoi se është rival për titull
Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, mendon se ata dëshmuan kredencialet për titull me barazimin e mbrëmshëm ndaj Arsenalit.
Manchester United tani është më i qetë në majë të tabelës, por Mancini mendon se gara për titull është ende larg për t`u zgjidhur.
“Ne jemi në një pozitë të mirë, si Arsenali dhe Manchester United. Sezoni është shumë i gjatë. Po ashtu, edhe pse Chelsea dhe Tottenham, që të dy humbën sonte, mendoj se ata ende mund të arrijnë në majë”, ka thënë Mancini.