E Shtunë, 31 Tetor 2026

Task forcë për punën në miniera



Situata e vështirë, aktiviteti i jashtëligjshëm apo punësimi i personave nën moshë në miniera ka bërë që ministria e Ekonomistë në bashkëpunim me ministrinë e Brendshme,të Financave dhe të Punës vendosën që të krijojnë një <Task Forcë> për monitorimin e punës dhe gjendjes në miniera.

Ndërkohë përsa i përket situatës politike në vend dhe takimin me zv.kryeministrin Meta para nisjes së tij në Bruksel, Prifti deklaroi se për zgjidhjen e situatës po vazhdojnë diskutimet nga faktorët përkatës dhe takimi i tij ishte për çështje të brendshme të partisë.

Vendimi për krijimin e task forcës sipas ministrit Prifti u bë për të mbështetur zhvillimin e zonës së Bulqizës. Kjo pasi Shqipëria është një vend i pasur me krom dhe kjo është mjaft e rëndësishme për ekonominë e vendit tonë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›