E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinjo sulmon Shevën dhe Bakakun

- Sezoni i tretë i Mourinjos në bankinën e Celsit ishte një shkatërrim i vërtetë: titulli shkoi në Mancester dhe jo finale në Ligën e Kampioneve. Tekniku portugez, i njohur për karakterin e për të gjetur arsye dhe argumenta për të sulmuar këdo i është sulur lojtarëve që sipas tij dhanë shumë pak se sa pritej prej tyre. Edhe pse Mourinjo nuk përmendi emra të përvecëm gjërat janë të qarta. "Disa dhanë 20 mijë, të tjerët 20 dhe disa zero", pohoi ai. Për mediat britanike nuk ishte e vështirë se midis emrave të grupimit "zero" të dallonin emrat e ukrainasit Shevcenko dhe gjermanit Balak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›