E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini: Mund ta ndryshojmë historinë

Roberto Mancini ka nënvizuar rëndësinë e gjysmëfinales së Kupës FA kundër rivalit të hidhur Manchester United.

City nuk ka fituar trofe në 35 vitet e fundit dhe italiani ka thënë se ndeshja është një mundësi e shkëlqyeshme për t`i dhënë fund kësaj.

“Të gjithë lojtarët e mi duhet të kuptojnë shumë mirë se është një moment i madh për ne. Ne mund ta ndryshojmë historinë e klubit. Trofetë e tjera janë më të fuqishme por është koha për Manchester Cityn për të fituar diçka”, ka thënë Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›